TIRANE- “Bardhësi” është ekspozita më e fundit e artisit të njohur Pashk Përvathi, çelur në Galerinë “Kledio” në kryeqytet e cila do të qëndrojë e hapur deri më 25 mars për të apasionuarit e piktures që pëlqejnë dëborën apo dritën në bardhësinë e saj.

Përvathi me “Bardhësinë” e tij, ka sjelle kësaj here 29 peisazhe kushtuar deborës, frymëzuar nga qytete si Korça, Valbona, Shkodra dhe Lezha, siedhe pohon ai vetë.

Krijmtaria e tij e parë inspiruar dhe motivuar nga dëbora, është mirëpritur nga admiratorët e artistit, të cilët mjeshtrin bojrave e kanë cilësuar si një Gjeni të Artit dhe Pikturës, duke e uruar Përvathin për realizimin e veprave të tij të bardha.

“Fuqia magjike e interpretimit të formava e ngjyrave në kompozicionet e Pashk Përvathit, më bën të dehem duke i shikuar e nuk kam mundësi ë të ngopem asnjëherë” shprehet një prej admiratorëve të artistit Ahmet Gashi, Profesor i Arteve Figurative”.

“Përvathi” shton Profesor Gashi, , është aq i fuqishëm sa që vërtet më bën të besosh se fuqia e njeriut është aq e madhe sa edhe vetë natyra” .

Mjeshtri i lindur në qytetin e Lezhës, që me pikturën është lidhur që në vegjëlinë e tij, ka kaluar nga piktura impresioniste tek ajo dekorative, me konvencione, apo edhe hera herës edhe tek piktura me simbolika të caktuara. Në rreth 36 ekspozita që ka realizuar deri më sot, është cilësuar si një poet lirik, i cili e sheh natyrën si pjesë shpirtërore që e frymëzon dhe e bën të realizojë.

Në këtë ekspozitë të parë të bardhë mbushur me realizëm, frymëzim dhe bardhësi, pena e Përvathit, pasqyron mrekullisht udhëtimin që mjeshtri ka kryer në natyrën e bardhë, e cila në lojën e dritës dhe vendeve sjell aq bukur dëboren dhe efeket qe ajo di te krijojë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: