KAVAJA

Prokuroria 7 muaj nga ngjarja e 10 tetorit 2019 ka dalë në konkluzionin se vrasja e Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatja ishte veprim i detyruar për vetëmbrojtje nga ish- shefi i sigurisë së brendshme të burgut Durrës, Bledar Toçi.

Gazetari Klement Baçi raporton për ”News24” se Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Kavajës lirimin nga akuza për vrasje me dashje dhe Gjykata vendosi lirim në detyrim paraqitje 2 herë në muaj.

Por mbetet në fuqi akuza për shpërndarje të lëndëve narkotike për shkak se dyshohet se ai ka çuar dhe konsumuar kokainë bashkë me Marsida Qatjan mbrëmjen e ngjarjes siç ka gjetur dhe provat Policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb