TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas lirimit të Endrit Dokles. Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se në 7 vjet të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe të burgosur por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm që lirohen nga qelitë.

Sipas tij, rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth për sigurinë e tyre.

“Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndëshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndëshkuar për korrupsion, por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pengmarrje, prostitucion, tortura që lirohen nga qelitë!
Rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth permanent për sigurinë e jetës dhe pronës! Kur kriminelët promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit krimi merr krahë, ditët e para të vitit kanë qenë të mbushura me vrasje, djegie makinash, gjobvënie, kërcënime!
Duhet shkulur me themel ky model qeverisje!”, shkruan Salianji.

Salianji Fb
Salianji Fb

Gjykata e Krujes ka liruar sot nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Ai kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb