TIRANE- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar një tjetër projekt për kryeqytetin në kuadër të rindërtimit të shesheve dhe lirimit të hapësirave publike në funksion të qytetarëve. Një ditë më parë, Veliaj premtoi transformimin e Pazarit të Ri, ndërsa ditën e sotme ai ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook” për të treguar se cili do të jetë ky ndryshim.

“Nisim projektin në Tetor për ta kthyer nga një skutë në zonën më atraktive. Do të jetë një nga projektet më të bukura të Tiranës dhe një hapësirë e re turistike për qytetin”, shkruan Veliaj.

REAGON XHINDI: VELIAJ, VAZHDO PUNËT E NISURA NGA BASHA!
Pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Vleiaj për transformimin e “Pazarit të Ri” në kryeqytet ka reaguar edhe ish-nënkryetarja Nevila Xhindi. Në një deklaratë për mediat, Xhindi është shprehur se “me këto ndërhyrje Veliaj po kërkon të tërheqë vëmendje, në vend që të vijojnë punët e nisura nga Basha”.

“Pazari i ri merr zhurmën mediatike të munguar. Veliaj thotë që do të jetë një nga projektet më të bukura. Është e vërtetë! Por Veliaj duhet të vazhdojë punët e nisura nga Basha. E ke gati, me ide, projekt e me fond investimi. Po ti do fillosh ndonjë punë apo ide tënden?”, tha Xhindi.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb