Avokati i një gruaje izraelito-amerikane të burgosur në Rusi nën akuzën e përdorimit të drogës thotë se klienti i tij do të lirohet të enjten.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të mërkurën për faljen dhe lirimin e Naama Issachara.

E lindur në Nju Xhersi, Issachara u arrestua vitin e kaluar pasi policia gjeti nëntë gram kanabis në çantat e saj gjatë një ndalese në një aeroport të Moskës, në një rrugë nga India në Izrael.

Ajo kërkoi falje presidenciale pasi Putini takoi nënën e saj gjatë një vizite në Jeruzalem javën e kaluar ku po merrte pjesë në ngjartjet për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes në Aushvic.

Putini e siguroi të ëmën se “gjithçka do të shkonte mirë” për vajzën e saj. Izraeli më parë e kishte kritikuar dënimin si “joproporcional”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili do të takohet me Putin të enjten, e përshëndeti faljen.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb