TIRANË

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka përshëndetur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim.

Ai shkruan se vendimi i Maqedonisë së Veriut ka qenë më i miri dhe brenda rregullave ligjore.

“Jam i lumtur që Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, thuhet në Pacolli.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb