Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u burgos vetëm 8 ditë, pasi kishte lindur djalin e saj është liruar sot.

Avokati i saj u shpreh qytetarë të shumtë janë vetofruar për ta ndihmuar për të shlyer gjobën, në mënyrë që të kthehet te fëmija.

“Kërkesa e mbrojtjes për pezullimin e menjëhershëm, si masë provizore të ekzekutimit të këtyre vendimeve që fillimisht përmbanin gjobë dhe më pas u konvertuan në dënim. Drejtësia u vendos në vend. Falënderoj gjykatën dhe prokurorinë që u tregua e saktë dhe ishte dakord e pranimin e kërkesës. Ndërhyrja e të gjithë opinion publik, ka ndikuar në mënyrë pozitivë për të ardhur në këtë pikë. Në lidhje me gjobën ne kemi marrë shumë telefonata dhe ka shumë mundësi nga njerëz të ndryshëm dhe donatorë që janë ofruar për të bërë të mundur shlyerjen e gjobës”, tha ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb