Egjipti ka rënë dakord të presë nesër (e hënë 6 tetor) delegacione nga Izraeli dhe Hamasi. Një delegacion izraelit i udhëhequr nga ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer do të marrë pjesë në negociatat indirekte në vendpushimin Sharm el-Sheikh në Detin e Kuq.
Pritet që tryezës t’i bashkohet edhe i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se shpreson të njoftojë lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza “në ditët në vijim” dhe Hamasi njoftoi të premten se do të kthejë të gjithë pengjet e mbetura në Gaza, të vdekur dhe të gjallë.
Grupi tha gjithashtu në një deklaratë se dëshiron të angazhohet në negociata për të diskutuar pika të mëtejshme në planin e paqes të presidentit amerikan.
Duke folur për rrjetin partner amerikan NBC, Sekretari i Shtetit i Donald Trump , Marco Rubio, tha se Hamasi kishte rënë dakord “në parim” për atë që do të ndodhte pasi të mbaronte lufta në Gaza, por paralajmëroi se faza e dytë e marrëveshjes, e cila ka të bëjë me çarmatimin dhe çmobilizimin e Hamasit, “nuk do të ishte e lehtë”.
“Do ta dimë shumë shpejt nëse Hamasi është serioz apo jo, nga mënyra se si do të shkojnë këto bisedime teknike për sa i përket logjistikës”, shtoi zoti Rubio.
