Dy shtetas kanadezë janë liruar nga paraburgimi kinez dhe po fluturojnë për në shtëpi në Kanada, ka njoftuar kryeministri Justin Trudeau.

Michael Spavor dhe Michael Kovrig u akuzuan për spiunazh në vitin 2018, menjëherë pasi policia kanadeze arrestoi një drejtues të teknologjisë së lartë kineze me një urdhër amerikan. Ekzekutivi i Huaëei, Meng Ëanzhou, u largua nga Kanadaja të Premten pas një marrëveshje me prokurorët amerikanë.

Arrestimet kanë shkaktuar tensione diplomatike me vite. Kritikët akuzuan Kinën për ndalimin e kanadezëve në shenjë hakmarrje për arrestimin e zonjës Meng, për t’i përdorur si pjesë të negociatave politike. Pekini e mohoi me forcë këtë.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: