Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, se lirimi i të burgosurve të bandës së Durrësit si Endrit Dokle apo Sardian Sulejmani tregon se Reforma në Drejtësi po fut ujë, dhe gjyqtaët e Shkallave të Para po i marrin këto vendime.

Sulo thotë se Vettingu duhet të niste nga poshtë- lart dhe jo nga lart- poshtë. Për KÇK, ai ka thënë se e kthen Shqipërinë në shtet policor pasi do të jetë policia që do të trokasë në dyert e gjykatësve dhe të atyre që nuk justifikojnë dot bizneset.

”Korrupsioni, krimi dhe trafiku i drogës, pra është e paprecedentë kjo që po ndodh me lirimin e të burgosurve. Ka një specifikë Reforma në Drejtësi. Po fut ujë edhe këtu. Duhet të shkonte nga lart poshtë, por duhet të shkonte nga poshtë lart. Pasi po bëjnë kërdinë ata të Shkallës së Parë.

KÇK do të trokasë në derën që do Ministri i Brendshëm. Pra do të kemi të bëjmë me shtet policor, Policia do të trokasë në derën e gjykatësve

Ata thonë ne do të trokasim në derën e njerëzve që janë marrë me trafik ndërkomëbtar, dhe nëse nuk justifikojnë biznesin dhe lekët do të shkojnë në burg. Por kush do ta vendosë këtë?

Paketa Anti- Shpifje?

Në ligjin anti- shpifje, thuhet që AMA do të vendosë para Gjykatës. Pavarësisht vendimit të Gjykatës vendos AMA, pra mazhoranca.

Pra dhe tek KÇK, ministri do të vendosë, Lleshaj do t’i trokasë në derë dhe do të thotë të vërtetoje ose burg.”- tha Sulo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb