Deputetja socialiste Ermonela Felaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat me ish drejtuesin e Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, për ligjin anti-KCK, por edhe të tjera probleme në vend.

Hajdarmataj tha se policia është pjesa më e dobët sa i takon goditjes së krimit dhe se nuk mund të marrë kaq kompetenca sa i janë dhënë. Ndërsa, Felaj u shpreh se policia ka pasur sukses në sekuestrimin e pasurive kriminale.

Në lidhje me lirimin nga burgu të shumë eksponentëve kriminalë, Felaj u shpreh se ata lirohen për shkak se kanë fuqi ekonomike. Ndërsa, Hajdarmataj akuzoi maxhorancën se ajo i nxjerr të fortët nga qelia.

Arben Hajdarmataj: Gjykata duhet të shprehet në rastet e sekuestrimeve të pasurisë, e jo të marrë kompetenca vetëm Policia e Shtetit.

Ermonela Felaj: 72.1 milionë euro jaën asete të sekuestruara nga krimi. I kanë kaluar shtetit. Nuk janë kthyer më. Ju flisni pa iu referuar asnjë dokumenti, kurs unë i referohem fjalës së ministrit.

Arben Hajdarmataj: Unë mendoj se situatën duhet ta marrim shumë qartë. Edhe unë jam që asetet kriminale duhen goditur. Duke nisur për këtë ligj, unë kam hije dyshimi për qëllimet e ligjit, Tjetër është edhe mënyra si implementohet ligji. Policia e Shtetit është pjesa më e dobët e goditjes së krimit. Kjo sepse policia këtu është në shërbim të politikës. Nuk mundet që policisë t’i japësh atë atribut që e ka Prokuroria. Policia patjetër që ka të dhënat, për persona të dënuar në Shqipëri e në shtete të tjera europiane. Policia patjetër që vepron, por ndalimet bëhen vetëm me miratimin e prokurorit. Kjo lloj kompetence për mua ka hije dyshimi.  Ky fillim viti ka qenë ekstrem për keq. Kemi pasur grabitje, vrasje, vrasje grash, kemi pasur krime të tmerrshme.

Ermonela Felaj: Me gjithë respektin, mendoj se jeni kontradiktor. Nga njëra anë thoni se Policia e Shtetit ka të gjitha kompetencat, ndërsa më pas shtoni se nuk i ka. Do të sekuestrohen pasuritë e atyre njerëzve që janë dënuar për krim të organizuar. Këta njerëz kanë dalë nga burgu sepse kanë pasur fuqi ekonomike.

Arben Hajdarmataj: I keni nxjerrë ju si maxhorancë.

Ermonela Felaj: Policia do të godasë krimin e organizuar dhe është e vendosur për këtë. Janë sekuestruar pasuritë e mbi 100 personve që kishin vendosur pasuri në mënyrë të paligjshme. Edhe në ngjarjen e Kamzës, policia veproi shpejt.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb