Dy protestuesit Artion Bajramaj, kreu i FRPD Durrës dhe Shyqyri Myrtollari kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Pas tre ditësh në qeli, Gjykata vendosi lirimin e tyre në sallën e gjyqit. Gjykata e konsideroi arrestimin në flagrancë nga policia të paligjshëm, dhe akuzat e ngritura të pabazuara në prova.

Të dy protestuan së bashku me të rinj të tjerë me një arkivol në krah, me simbolikën drejtësia vdiq. Sapo dolën nga gjykata, në një intervistë për gazetaren Klodjana Haxhiaj, Bajramaj dhe Myrtollari tha se do vazhdojnë protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe theksuan që tre ditët në burg iu kanë shërbyer për të njohur dhe të rinjtë që ndodheshin pas hekurave të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga policia.

Ata thanë se policia e Durrësit është ndarë në dy grupe, policët e vjetër që janë në shërbim të qytetarëve me sjellje profesionale dhe drejtuesit e policisë që vijnë të emëruar nga politika. Këta të fundit sipas tyre, ndalojnë protestuesit në mënyrë të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb