Një vajzë iraniane, e cila u bë e famshme në Instagram duke postuar foto ku dukej si një version i frikshëm i Angelina Jolie, është liruar nga burgu, ku mbahej nga regjimi i Iranit për mosrespektim të Shtetit Islamik në rrjetet sociale.
19-vjeçarja Fatemeh Khishvand nisi të modifikonte jashtëzakonisht shumë fotot e saj në vitin 2017 dhe atëherë tha se kishte bërë 50 operacione që t’i ngjante aktores Angelina Jolie.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy vite më pas (tetor 2019) pranoi se thjesht bënte tualet dhe përdorte Photoshop për fotot e postuara në Instagram, por policia e arr*estoi menjëherë pas rrëfimit në televizionin shtetëror.

Ak*uzat ishin blasfemi, nxitje dhune, përfitim të ardhurash në mënyrë të papërshtatshme dhe ndikim për keq te rinia e vendit.

Pas presionit të madh mediatik, e reja u lirua nga burgu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb