Një reformim në Prefekturën e Kukësit, duket të jetë lëvizja më e fundit e kryeministrit Edi Rama, i cili ka liruar nga detyra kreun aktual të saj, Zenel Kuçanën.

Zëvendësuesi i tij në krye të Prefekturës së qarkut verilindor sipas vendimit të publikuar së fundmi në “Fletoren Zyrtare” do të jetë Ali Hallaçi.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: