Shefi i Shërbimit Inteligjent në Gjermani është liruar nga detyra por është promovuar.
Shefit të inteligjencës Hans-Georg Maassen, i është thënë të largohet nga kjo pozitë dhe të kalojë në një post tjetër në ministrinë e Brendshme.

Vendimi i Qeverisë së Gjermanisë ka ardhur pas përgjigjes së Maassenit ndaj trazirave të shkaktuara nga pjesëtarë të ekstremit të djathtë në Çemnitz, në lindje të Gjermanisë.

Më 26 gusht në këtë pjesë kishte shpërthyer konflikti kundër emigrantëve pasi një gjerman ishte vrarë në një mosmarrëveshje me ta. Maassen ka dyshuar se personat me dukje të huaj janë ndjekur.

Ndërkohë, kancelares gjermane, Angela Merkel i është bërë thirrje për ta shkarkuar atë.
Por Maassen është larguar nga shërbimi i inteligjencës në Zyrën Federale për Mbrojtje të Kushtetutës (BfV), për t’u bërë sekretar i Shtetit në ministrinë e Brendshme.

Prej vrasjes së Daniel Hillig, në qytetin lindor të Gjermanisë është raportuar për disa sulme ksenofobike.

Ato janë përshkruar si “ndjekje” raciste dhe në pamje të publikuara janë shfaqur protestuesit duke ndjekur disa persona dhe duke gjuajtur shishe e fishekzjarre.

Mirëpo, shefi i Inteligjencës, Massen ka thënë se Zyra Federale për Mbrojtje të Kushtetutës (BfV), nuk ka “të dhëna të besueshme për përndjekje të tilla”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb