Është liruar nga detyra Spiro Maliqi, prefekt i qarkut të Elbasanit. Në vendimin e bërë publik, Këshilli i Ministrave ka emëruar në vend të tij Prof.as.dr. Majlinda Peza, profesore në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”.

Kjo është lëvizja e dytë në prefekturë, pasi paraditen e sotme u lirua nga detyra Toni Gogu, i cili shërbeu si prefekt në qarkun e Tiranës duke emëruar Afrim Qendro ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb