Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë në redaksinë e “BalkanWeb” momentin kur është liruar nga Komisariati i Shkodrës, kreu i FRPD, Arvit Bushati.

Bushati u shoqërua në polici, pas protestës së opozitës në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Pas disa orësh në komisariat, kreu i FRPD është lënë i lirë këtë mbrëmje. Sipas gazetarit Nikshiqi, pas lirimit nga komisariati Bushati është larguar me makinën e kreut të PD në Shkodër, Xhevdet Amuli.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb