Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosjen e masës të shkarkimit për gjyqtarin Markelian Kuqo, që liroi nga burgu Gerd Gjeneralin.

ILD ka përfunduar hetimet ndaj gjyqtarit të Korcës dhe kërkon që ndaj tij të merret masa më e rëndë ndëshkimore, ajo e shkarkimit nga detyra.

Vendimi i Markelian Kuqos për lirimin nga burgu i atij që cilësohet si vrasësi i “të fortit te Tiranës”, Gerd Gjinerari, u shoqërua edhe me një kallëzim penal nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Emri i Markelian Kuqos është lakuar edhe në një ngjarje në tetor 2018, pasi kishte marrë telefonatë nga burgu se i kanë vendosur një bombë në makinë. Pasi policia ka kryer kontroll në mjet, nuk u gjet asgjë që të jetë e dyshimtë.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e me masë disiplinore dhe prokuroren e Tiranës, Elina Kombi.

Për Kombin, ILD ka rekomanduar “masën e vërejtjes”, pasi akuzohet se ka neglizhuar çështjen e shtetasit Bilbil Hasani, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por është lënë në qelitë e paraburgimit nga ku dhe kreu aktin e vetëvrasjes.

Bilbil Hasani u akuzua për vjedhjen të vogël parash, por ai vuante nga skizofrenia dhe më herët ishte vendosur masa e shtrimit në “Spitalin Psikiatrik”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb