Këshilli i Lartë Gjyqësor ka filluar mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së ILD për të shkarkuar gjyqtarin Markelian Kuqo të Gjykatën e Korçës, që liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinarari (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali më ’97.

Gjyqtari ka qenë vetë për të folur në lidhje me rastin, dhe ka theksuar se nuk bie dakord me pretendimet e ILD.

Po ashtu ai ka thënë se faktet në hetimin disiplinor kanë mungesë të argumentit dhe paragjykojnë gjyqtarin.

‘’S’jam dakord me pretendimet e ILD. KLGJ të shqyrtojë problematikën se për çfarë ndodhem. S’kam komunikim zyrtar se pse ndodhem në procedim. Nuk kuptoj arsyet pse nisi hetimi disiplinor ndaj meje. Faktet kishin natyrë paragjykuese, në mungesë të argumentit’’- tha gjyqtari Kuqo.

Gjyqtari Kuqo në shkurt të 2019 liroi me kusht Gjinararin, edhe pse në 2000 ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb