Vendimi i fundit gjyqtarit të Fierit Pirro Sota, i cili liroi 3 autorët e vrasjes së 57- vjeçarit Pelivan Sinarrapaj, ngjall pasiguri nga inekzistenca e dorës së shtetit për banorët e qytetit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Goditjet barbare me shufra hekuri në kokë e në trup nga 3 persona, i morën jetën 57-vjeçarit, por kjo mesa duket nuk ishte provë bindëse për gjyqtarin Sota që t’i linte ata pas hekurave. Të pasigurt për mbrojtjen që duhet t’iu ofrojë ligji, qytetarët e dënojnë veprimin e gjyqtarit, që sipas tyre në vend të vendoste drejtësi, po nxit vetëgjyqësi.

Heqje e së drejtës për të ushtuar profesionin është masa më e drejtë sipas qytetarëve që duhet të ndërmerret për gjyqtarin Sota i cili me vendimin e tij shkel të drejtat e tyre.

57-vjeçari Pelivan Sinarrapaj u dhunua nga 3 persona që i njihte dhe humbi jetën pas disa ditësh në spital. Për vdekjen e tij askush nuk është në qeli pasi gjyqtari Pirro Sota në datën 31 janar vendosi ta quajë arrestimin e të dyshuarve të paligjshëm dhe i liroi ata nga burgu, duke firmosur masa minimale sigurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb