Është zhvilluar sot seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, në ngarkim të ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësi duke thënë se vendimi është dhënë nën trysni politiko-mediatike.

Sakaq, Hoxha në sallën e gjyqit ka kërkuar pafajësinë si dhe kthimin e parave të sekuestruara. Por këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, me pretendimin se në ankim ish-gjyqtarja nuk ka kërkuar shfuqizimin e vendimit, për sa i përket sekuestros.

Trupa gjykuese do ta shpallë vendimin më datë 11 tetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: