Situata e tensionuar tek ‘Astiri” është zhvendosur pranë ambienteve të komisariatit nr.6 të policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar 4 prej protestuesve, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama te Unaza e Re. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Në një video të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb” duket momenti kur banorët i afrohen komisariatit dhe hyjnë në oborr. Ata dëgjohen tëksa brohorasin “Lironi çuant” dhe “ky është gjenocid”.

Brenda komisariatit në koto momente mësohet të ketë hyrë për të foluar edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën të bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re. Policia çau rrethimin dhe shoqëroi disa prej tyre. Pas përplasjes në rrugë, disa prej banorëve u ndjenë keq e morën ndihmë mjekësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb