SHKODER

Ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar në Shkodër, ish deputetët e PD Lorenc Luka dhe Izmira Ulqinaku, kreu i PD në këtë qark Xhevdet Amuli si edhe përfaqësuesit ligjor të demokratëve, kanë kërkuar një takim me drejtorin e policisë vendore Niko Brahimaj. Gazetari Senad Nikshiqi, tha për “BalkanËeb” se demokratët do kërkojnë lirimin e 5 të arrestuarëve, pas protestës së një ditë më parë te KZAZ nr.3 në shkollën “Shejnaze Juka”.

Ndërkohë që zhvillohet takimi në ambjentet e policisë në Shkodër, protestues të tjerë  ndodhen jashtë godinës në pritje të përfundimit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb