Pasi u mblodhën në sheshin Skëndërbej, turma e protestuesve nisi marshimin e saj duke u ndalur para Ministrisë së Brendshme.

Ata njëzëri bënë thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar për protestat e ditëve të mëparshme.

“Lironi vëllezërit tanë!”, thanë njëzëri protestuesit.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se në tre ditët e protestave ka rreth 30 persona të arrestuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb