Lisa Marie Presley kishte treguar disa vite para vdekjes se e urrente Tom Cruise.

Vajza e Elvis Presley-t mund t’i jetë bashkuar Scientology në moshën 9-vjeçare, por ajo ka qenë gjithmonë kundër fesë.

Nëna e saj, Priscilla vendosi që ajo dhe familja e saj të ndiqnin Scientology, me nxitjen e asistentes së John Travolta-s, Sylvia “Spanky” Taylor.

Lisa Marie Presley gjithmonë besonte se sekti në fjalë dëshironte të rekrutonte babanë e saj, Elvisin, për shkak të famës dhe pasurisë së tij të madhe. Ajo i kishte akuzuar publikisht shumë herë anëtarët e Scientology. Në një intervistë me Tony Ortega, ajo akuzoi liderin e kultit David Miscavige për shfrytëzimin e familjes së saj.

“Në moshën 25 vjeçare, pasi mora trashëgiminë, u përgatita të bëhesha ky person që do të dilte dhe do të sillej si gjithë të tjerët,” tha Lisa Marie Presley në 2014, pak pasi u largua nga herezia.

Në të njëjtën intervistë, ajo tregoi mospëlqimin e saj për Tom Cruise, ndërsa deklaroi se nuk dëshiron ta shohë më në sy. “E urrej Tom Cruise. Ai është mbreti i tyre. E kam takuar 20 vjet më parë. Unë thashë se nuk dua të jem më në një dhomë me të”, tha ajo.

Siç kishte thënë ajo, Scientologët ishin përpjekur të rekrutonin edhe burrin e saj të dytë, Michael Jackson, derisa e kuptuan se shtypi nuk e pëlqente atë. Më në fund u ndalën, për të mos “dëmtuar” reputacionin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb