Nga: ORNELA MANJANI
TIRANE – Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. 56 pronarë përfitojnë kompensimin e pronës deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla. Pronarët që kompensohen për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan. Përmes një njoftimi, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shqyrtuar kërkesat për kompensim pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në të cilat është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Shqyrtimi
Në përfundim të procesit të shqyrtimit të kërkesave u vendos që për 54 dosje të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave të shpërndahen kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 2 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse). Shuma e përgjithshme që kanë përfituar pronarët është 90 539 488,56 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfituese publikohen nga gazeta. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Aplikimet
Për pronarët që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekësh dhe gjithashtu të hapin një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që duhet të dorëzojnë edhe dokumentet si më poshtë. 1. Kërkesa-tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP­së, të plotësuar sipas rubrikave. 2. Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. 3. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. 4. Vërtetimi origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN­i përkatës. 5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit. 6. Certifikata familjare e kërkuesit.

 

56 pronaret qe marrin parate
Myzejen Buca Shkodër
Fuat Buca Shkodër
Vjollca Azuni Tiranë
Ismali Musi Tiranë
Meqele Hidri Tiranë
Metiha Muho Tiranë
Fjoralba Sorra Vlorë
Ilir Agalliu Vlorë
Spartak Toptallaj Vlorë
Kujtim Barakaj Vlorë
Meliha Laloku Tiranë
Nadire Leka Tiranë
Fatmir Mumajezi Tiranë
Behexhete Haseqiu Elbasan
Emine Çelirama Elbasan
Mustafa Cani Elbasan
Haxhire Disha Tiranë
Sanije Aldisha Tiranë
Muharrem Disha Tiranë
Qefsere Brahja Tiranë
Ismete Beroni Tiranë
Qemal Disha Tiranë
Hajrie Kokonozi Tiranë
Hamid Disha Tiranë
Melvi Disha Tiranë
Rid Mlika Lezhë
Gëzim Rrjolli Lezhë
Ikbale Mazani Elbasan
Engjëllushe Bevapi Elbasan
Naim Xhafa Tiranë
Suzana Tabaku Tiranë
Kudrete Hoxhallari Tiranë
Silvana Mestan Tiranë
Bukurije Kapllani Tiranë
Kume Keta Tiranë
Sabrije Durmishllai Tiranë
Adriatik Maksuti Tiranë
Gentian Grari Tiranë
Eni Kokona Tiranë
Nervina Radhëshi Tiranë
Lindita Kokona Tiranë
Xhejn Kokona Tiranë
Adrian Kondi Tiranë
Dorian Muça Tiranë
Arben Maskaj Vlorë
Elisa Thanasi Durrës
Mondi Malja Tiranë
Meta Mema Elbasan
Petri Zhupa Elbasan
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: