Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për renditjen e deputetëve me nivelin më të lartë të fjalimeve ne seancat e Parlamentit.

Deputetja e PL, Erisa Xhixho u shpreh se partia e saj ka dorëzuar shumë amendamente, por mazhoranca nuk ka përshirë asnjërën prej tyre në projektligj, duke mos lënë shumë hapësirë.

Gazetari Mentor Kika u shpreh se dëgjuesve të jashtëm nuk u ka mbetur asgjë në memorie nga seancat parlamentare, përveç sulmeve dhe akuzave, teksa ka shtuar me ironi se thjesht bëjnë gërr-vërr.

Studimi dhe vlerësimi është bërë nga politologu Altin  Gjeta.

Gjeta: Zhupa zë vendin e parë se ka mbajtur 19 fjalime në 14 seanca.

Kikia: Këto janë fjalime, kemi numrin e fjalimeve ku është Balla, Berisha, Zhupa janë në kundër të repilakev. Nuk kanë të bëjnë me aktivitetin por me fjalimet.

Shabani: Parlament si fjalë vjen  nga italishtja që do të thotë të flasësh. Parlamenti është institucioni kryesor në demokraci.

Kikia: Me gjithë këto fjalime, ne si dëgjues i jashtëm nuk na ka mbetur në memorie se çfarë është diskutuar. Sërish ka mbizotëruar akuzat, sulmet, kundërpërgjigje. Është më shumë ai gërr-vërr i përditshëm.

Xhixho: janë studime që na vlejë dhe ne për t’u përmirësuar. Duhet të ketë monitorim dhe vlerësim në cdo punë.

Kikia: Do doja të dija se çfarë është folur de jo sa.

Xhixho: Ne kemi çuar shumë amendamente, si akciza e birrës, studentët, pagat e pedagogëve etj. Kjo qeveri nuk po dëgjon këto amendamente që kanë impakt te qytetarët. TVSH e shportës, nuk janë thjesht iniciativa por janë konkrete. Nëse shoh që mazhoranca nuk të fut asnjë fjalë në projektligj, të ndërpret fjalën nuk besoj se të lihet shumë hapësirë.

Kikia: Braçe ka qenë njeri që ka folur për akcizën , pjesa tjetër janë zënë aty.

Gjeta: Për të rritur cilësinë, ne po bëjmë dhe monitorime. Kemi rekomanduar dhe fatkeqësisht nuk kanë adresuar siç duhen, por shpresojmë që të bëhen më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb