Trajneri i Francës Didier Deschamps shpalli dje listën me futbollistët të cilët do të grumbullojë për Botërorin e Rusisë i cili nis ekzaktësisht 27 ditë më pas. Natyrisht që më organikën e pasur që kanë ‘gjelat’ ka patur shumë të pakënaqur, por formacioni që ndërtojnë 11 prej tyre mund të cilësohet i ‘frikshëm’.

Mjafton të përmendim emra si Laporte, mbrojtës të cilin City e bleu për 65 mln euro, sulmues si Benzema, Lacazette apo Martial. Më poshtë formacioni më i mirë me 11 futbollistët që Deschamps nuk do t’i marrë me vete në Botëror.

franca-1

Më poshtë lista e plotë me 23 futbollistët e grumbulluar

Portierë: Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Steve Mandanda (Marseille), Alphonse Areola (Paris Saint-Germain)

Mbrojtës: Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Benjamin Mendy (Manchester City), Benjamin Pavard (Stuttgart), Adil Rami (Marseille), Djibril Sidibe (Monaco), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushor: N’Golo Kante (Chelsea), Blaise Matuidi (Juventus), Steven N’Zonzi (Sevilla), Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern Munich)

Sulmues: Ousmane Dembele (Barcelona), Nabil Fekir (Lyon), Olivier Giroud (Chelsea), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Thomas Lemar (Monaco), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Florian Thauvin (Marseille)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb