TIRANË
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pasi partitë politike kanë nisur në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.
Soreca thekson se ligji i dekriminalizimit duhet që të zbatohet plotësisht, duke shtuar se duhet që të plotësohen standardet e integritetit të kandidatëve për deputet.
Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:
Partitë kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet e 25/04. Tani i takon
@KQZ në Shqiperi, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht & standardet e integritetit për kandidatët duhet të plotësohen.

(Balkanweb)