Gazetari dhe analisti Andi Bejtja në një analizë ka kritikuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për vendimet e marra dhe për listën e bërë publike, atë të deputetëve.

Në analizën e tij për Syri.net, Bejtja shprehet se kjo është një listë hakmarrje e Bashës, e jo një listë fitoreje. Për gazetarin dhe analistin, Andi Bejtja, kjo është një listë shumë ndryshe nga ajo e bërë në vitin 2005 nga Sali Berisha, që i solli fitoren PD-së.

Nga Andi BEJTJA
Një Konte Monte-Kristo pa arsye …
Teksa shikoj listën e deputetëve të PD-së që do përballen në 25 qershor, më vjen vetvetiu në mendje viti 2005 kur ish-lideri i PD-së Sali Berisha u kujdes të bënte një listë sa më gjithëpërfshirëse.

Madje shkoi aq larg sa përfshiu në lista dhe të ashtëqujturit armiq të tij, deri dhe ata që kishin hipur në tanke në ‘97. Ishte një liste fitoreje. Sot kemi një liste ku është e pamundur të dallohen kriteret, ku shikohet që lëviz dora hakmarrëse e një Konti Monte-Kristoje, e një Konti që hakmerret pa arsye, sepse askush nuk i ka bërë asgjë në të kaluarën, as e ka futur në burg as i ka marrë të dashurën.
Boh, e pakuptueshme po kjo nuk është një liste fitoreje…

Dikush me tha sot në mëngjes se lista është bërë duke patur parasysh se po bëhet gati të jetë pas zgjedhjeve në një ndërmarrje të përbashkët me liderin e PS-së. Dikush tjetër me të drejtë më tha; në çdo ndërmarrje të përbashkët do hysh me aksionet e tua, sa më të larta ti kesh aq më mirë.
Kjo listë Jo vetëm që e le Ramën King, i shton dhe një Maker.

Sot ai është dhe King dhe King-Maker. Demokratë mos kujtoni se Big Mak-un do e hani përgjysmë edhe pse mund të uleni në një tavolinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: