Deputeti aktual i PS-së Alket Hyseni, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listën e PS-së për Vlorën, deklaroi se Partia Socialiste lufton që në këtë qark të fitojë nëntë mandate.

Hyseni thekson se lista e PS-së në Vlorë është fituese, duke shtuar se janë zgjedhur personalitete të spikatura të kësaj krahine, për të përfaqësuar siç duhet zonën.

“E para në listë, Pranvera Resulaj është zonjë e nderuar, ka dhënë aftësitë e veta edhe si administratore. Ka punuar tek tatimet. Të gjitha indiciet që kanë ardhur për zonjën janë pozitive. Është edhe trend botëror, që femrat duhet të promovohen në politikë. Listën e bëri drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama. Lista është me vlera dhe është fituese.

Objektivi minimal është tetë mandate, por luftojmë për 9 mandate. Rama del përditë e thotë jam i pakënaqur, kjo do të thotë se patjetër që ka pakënaqësi, ne s’jemi perfekt, edhe pakënaqësi mund të ketë. Nuk mbyllëm disa projekte që kishim planifikuar të mbarojmë. Në zonën e Vlorës je detyruar që të zgjedhësh një përfaqësues sa më të denjë”, tha Hyseni.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb