TIRANE

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka komentuar listën e re të çmimeve të Urdhrit të Stomatologëve për klinikat dentare. Malaj shkruan se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët dhe se shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe, por edhe pa dhëmbë.

Kujtojmë se pas nisjes së vitit  të ri, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, kjo të paktën sipas Urdhrit të Stomatologëve.

Nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, pas Urdhrit të Stomatologëve ajo do të kushtojë 4 mijë lekë të reja.

“Tani shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe , po dhe pa dhembe në gojë! Dhe ja sot lajmi i fundit! Dyfishohen pagesat për procedurat e mirembajtjes se dhembeve dhe pajisjeve dentare! Tashmë shendetësia falas jo vetëm që nuk ekziston, madje as në letra dhe në endrrat më të bukura, po tashmë shqiptarët do të mbeten pa dhëmbë në gojë! Po pastaj.,, Asgjë… boll që qeveria të fusi duart në xhepat e shqiptarëve , se shendetësi falas apo rimbursime stomatologjike harroje. Dhe pse ndodh kjo??? Se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët. Duke futur duart në xhepat e qytetarëve , do t’i grijë keta të fundit me dhimbje dhëmbësh. M’u kujtua poezia e Bërsit që thotë: “ Armiqtë e mi t’i grijë me dhimbje dhembësh”” .. Eh , o popull .. Sa gjëra thuhen në emrin tend. Po që qeveria të të quante armik , kjo është shumë. Ti nuk e meriton këtë qeveri të të qeverisë. Se kjo qeveri ty si popull nuk të meriton…. Ky vendimi është një tjetër dramë për kete popull”, shkruan ajo në Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb