Nga Prishtina, ku lexoi disa pasazhe nga libri më i ri i ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj për luftën Rusi-Ukrainë, kryeministri Edi Rama foli edhe për raportin e publikuar nga Ambasada Ruse në Shqipëri, ku thuhej se 42 shqiptarë nga 150 që kanë shkuar në fronin e luftës janë vrarë.

Më këtë rast, Rama kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov se përhapin informacione të rreme në lidhje me pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë apo kosovarë në frontin e luftës në Ukrainë.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.

Rusi
Rusi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb