Kupa e Botës në Katar është afër. 17 nga 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë dorëzuar tashmë listat e tyre zyrtare përkatëse. Sot ishte radha e Luis Enrique, i cili prezantoi 26 të zgjedhurit e tij për eventin e madh, që do të startojë më 20 nëntor.

Ambiciet e iberikëve janë maksimale, duke qenë se e kanë fituar një herë këtë kompeticion, por edhe dy herë Kampionatin Europian. Një brez talentesh, ndërthurur me eksperiencën, është garanci për suksesin e kombëtares spanjolle.

Sikurse duket, Luis Enrique mbetet një fans i katalanasve, sepse ka përfshirë në këtë listë shtatë lojtarë të Barcelonës: Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Ansu Fati. Bie në sy mungesa e Sergio Ramos, i cili shpresonte të merrte pjesë në Botërorin e Katarit, edhe për faktin se ka luajtur këtë sezon te PSG, ndryshe nga edicioni i shkuar. Trajneri Luis Enrique shpjegoi zgjedhjet e tij:

“Kam një rregull të flas për mungesat, sepse është ajo që ngjall më shumë kuriozitet. Kjo iu ndodh të gjithë trajnerëve. Të gjithë ata që kanë kontribuar në periudhën time kanë falenderimet e mia, por më të rëndësishmit janë këto 26 emra.

Deri mbrëmë kisha dyshime në sulm. Ka lojtarë që kanë mbetur jashtë, të cilët mund të jenë në mënyrë perfekte në këtë listë. Kam një listë të jashtëzakonshme.

Ka lojtarë që e merituan të jenë, por ndjenja e plotësisë që kemi si staf kur përballemi me Kupën e Botës, me këta 26 lojtarë është totale. Ne ia kemi dalë për të krijuar më shumë se një përzgjedhje, një ekip. Jemi të bindur se do të paraqitemi shumë mirë në Katar”.

Lista e Spanjës

Portierë: Unai Simón, Robert Sánchez, David Raya.

Mbrojtës: Dani Carvajal, César Azpilicueta, Eric Garcia, Hugo Guillamón, Pau Torres, Aymerich Laporte, Jordi Alba, José Luis Gayà

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodrigo Hernández ‘Rodri0, Pablo Páez Gavira ‘Gavi’, Carlos Soler, Marcos Llorente, Pedri González, Koke Resurrección.

Sulmues: Ferran Torres, Nico Ëilliams, Jeremy Pino, Álvaro Morata, Marco Asensio, Pablo Sarabia, Dani Olmo, Ansu Fati

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb