Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar procesin e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimtare për dosjet e vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuara në të gjithë vendin.

Në përfundim të procesit të verifikimit të vendimeve të administruara pranë arkivës së ATP-së, u identifikuan gjithsej 1462 vendime të vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuara. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralitetet e subjekteve të shpronësuara, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentacion dhe problematikat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje.

Numri total i vendimeve të viteve 1993-1997, që kanë njohur të drejtën e kompensimit të subjekteve të shpronësuara dhe që janë vlerësuar financiarisht e publikuar nga ATP-ja është 17 318 vendime. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me përfituesit e vitit 1997 së bashku me vlerën financiare.

Mungesa e dokumentacionit
Sipas ATP-së, në rastet kur subjektet e interesuara nuk sjellin dokumentacion të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimit brenda afatit 6- mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP-ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentacionin që disponon vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/03/29/lista-e-trete-vendimet-e-vitit-1997-emrat-e-1462-pronareve-qe-kompensohen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: