TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një nga komentuesit e tij, avokat me profesion për listën e famshme me 101 emra nga administrata, mjekë, ish-zyrtarë dhe punonjës të drejtësisë.

Komentuesi e quan tallave dhe lojë që nuk ka fund, duke i kërkuar kryeministrit të mos e nisë më sepse nuk ka fund.

Por Rama ka sqaruar se emrat nuk i ka nxjerrë ai por qytetarët, ndërsa e ‘akuzon; për brutalitet komentuesin që i sugjeron të punojë dhe t’i lërë llafet.

Për më tepër Rama thotë se nxjerrja e emrave nuk ka asnjë qëllim ndaj kujtdo.

REPLIKAT
Komentuesi: Nuk do komentoja kurrë te një status i yti, nuk e kam bërë edhe kur ti padrejtësisht më ke mbajtur në gojë në Parlament por sinqerisht je gabim. Mos nxit këtë lojë se është tallava që nuk ka fund. Përtej çdo gjëje ky vend ka nevojë për më shumë punë dhe pak llafe. Puno, lëri llafet.

p.s është komenti im i parë dhe i fundit te faqja juaj, por si profesionist i ri e që ndoshta mendoj ndryshe nga ty po që e dua mbase dhe më shumë se ty Shqipërinë Europiane nuk dua ta besoj që vendi im të kthehet në një fushë të madhe tallavaje.

Edi Rama: Adriatik e para unë nuk të njoh dhe s’të kam mbajtur ndonjëherë në gojë siç thua ti, sepse është hera e parë që dëgjoj për ty përmes këtij komenti që ke bërë këtu!

E dyta tallavanë shko gjeje aty ku luhet kjo lloj muzike, ndërkohë që mund të të ndihmonte të lexoje shpjegimin që kam bërë në këtë postim, për të kuptuar se nëse të ka dalë emri, as ta kam nxjerre unë dhe as dalja e emrit ka ndonjë qëllim çfarëdo ndaj teje e kujtdo tjetër që i ka dalë emri, jo prej meje, po prej komentuesve të postimit Eksperienca Juaj Negative!

E treta, fjalia jote “Puno lëri llafet”, është shprehje e një brutaliteti që tregon në rastin më të mirë padije, por kjo është çështja jote jo imja! E katërta, se sa e do ti Shqipërinë unë nuk e di dhe nuk kam asnjë tagër as ta mat e as ta përdor si njësi matëse, por me anë tjetër ti nuk ke asnjë lloj shansi të vlerësosh se sa e dua unë Shqipërinë! Dhe e fundit, Adriatik, meqë i thua vetes profesionist i ri, një cilësim që unë nuk e di çfarë do të thotë tamam në fakt, bëji hyzmetin profesionit në radhë të parë duke mësuar të lexosh pa paragjykime dhe të gjykosh pa paramendime!

Shëndet e gjithë të mirat, për fushën e tallavasë mos ki asnjë merak se do ta shohësh shpejt që në fakt kjo është një fushë e re në shërbim të vendit, e cila me tallavanë s’ka asnjë lidhje tjetër perveçse kur gabimisht e komentojnë si të tille individë të keqkuptuar si puna jote✌️??

Rama koment fb avokati

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: