TIRANE– Pas publikimit të kryeministrit Edi Rama të 100 emrave të zyrtarëve si përgjegjës për shkeljen e ligjit në administratën shtetërore, ka reaguar edhe dhënrdi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Malltezi ka veçuar emrin e mjekut Mentor Petrela, i cili sipas tij po përballet me pisllëkun dhe nuk zbret në nivelin e tepsisë dhe vulgut të nxitur nga Rama.

Statusi i plotë i Malltezit:
Trishtim dhe perbuzje per perbaltjen e Prof. Petreles

Po shoh fake neës te prodhuara nga kuzhina e rama-fuges qe ne perpjekje per te shpetuar te korruptuarin me 200 milione euro te fshehura duan te shperndajne tymnaje me alla drejtesi popullore. Kjo dreqtesia popullore ne duart e nje satrapi na kandisi jashte botes te civilizuar, pa shtet ligjor e qe i vuajme pasojat edhe sot.

Nga lista qe shajne njoh vec 2 persona, ndaj nuk diskutoj dot per listen.

POR per Prof. Mentor Petrelen qe e njoh vete dhe kam pasur rast te shoh konsideratat e profesoreve te huaj per te, e gjej te turpshem veprimin e edi rames. Kam gezim kur takoj Prof. Petrelen (jo vetem pse e kam kusheri te larget pasi gjithkush ka edhe kusherinj te afert me te cilet nuk shkon) pasi e cmoj pamase si njeri jashtezakonisht te kulturuar, si profesionist dhe si mjek. Mjeke dhe njerez si Prof. Petrela i gjen vec me gishtat e dores ne Shqiperi. Ka me dhjetera mjeke te shkelqyer qe per fat te keq iken te zhgenjyer nga kushtet e veshtira, nga mos vleresimi, nga bllokimi qe ju be, por Prof. Petrela zgjodhi te qendroje ne Shqiperi dhe te perballet me keto veshtiresi por edhe me pisllekun qe na rrethon dhe duan tia mveshin kujtdo qe nuk zbret ne nivelin e tepsise dhe vulgut te nxitur nga edvini.

Doktor Menti, mos u merzit. Na ka rene te jetojme ne kete vend POR te mos pranojme vulgun, te perballemi dhe te mbajme koken drejt dhe duhet tia dalim qofte per dinjitetin tone, por edhe per te miren e vendit. (If you can keep your head ëhen all about you are losing theirs and blaming it on you…)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: