TIRANE– Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i zgjedhur në qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar pas publikimit të listës me 100 emrat e zyrtarëve nga kryeministri Edi Rama që janë denoncuar sipas tij nga qytetarët. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Salianji thotë se Rama ka shkelur të drejtat e njeriut.

Statusi i Salinajit:
“Pushkatim publik për kundërshtaret e Rilindjes”
Ne shkelje te Kushtetutës, te Konventës Europiane për te Drejtat e Njeriut; cdo parimi e norme për qeverisjen e mire, publikimi “listes se fajtoreve” dhe “varja ne publik” qe Rama ka bere me emra konkrete për disa punonjës te administratës publike ne disa nivele, pa asnjë prove, pa fakt, pa hetim administrativ, pa vendim gjyqësor, eshte totalitarizem i plote.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: