Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka treguar se Aleksandar Vulin dhe disa zyrtarë të tjerë serbë e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë.

Ish-ministri Selimi ka publikuar një dokument pas moslejimit të hyrjes në Kosovë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Selimi ka shkruar se ka qenë ai i cili e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”, ka shkruar Selimi.

Selimi në Twitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte ministër i Punëve të Jashtme, ku ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave-ministreve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës, raportojnë mediat kosovare.

Selimi
Selimi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: