Siç e ka bërë tashmë traditë, në ditët e fundit të vitit, IFFHS (Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll) ka shpallur listën e portierëve më të mirë në botë.

Edhe për 2016-n vendi i parë i takon Manuel Nojerit, i cili merr këtë vlerësim për të katërtin vit me radhë. Portieri i Bajernit barazon Xhixhi Bufonin, i cili është shpallur më i miri në vitet 2003, 2004, 2006 dhe 2007.

Pikërisht “gardiani” i Juventusit sivjet renditet i dyti, para portugezit Rui Patrisio. Surprizë është vendi i katërt për Klaudio Bravon, i cili është shndërruar në rezervë te Mançester Siti që prej transferimit nga Barcelona në verë.

Ndërkaq, në pozitën e dhjetë gjejmë një portier nga Uganda, Denis Oniango që luan me Mamelodi Sandauns.

Renditja
1. Manuel Nojer (Gjermani / Bajern Mynih) – 156 pikë
2. Xhanluixhi Bufon (Itali / Juventus) – 91 pikë
3. Rui Patrisio (Portugali / Sporting Lisbona) – 50 pikë
4. Klaudio Bravo (Kili / Barcelona, Mançester Siti) – 45 pikë
5. David De Gea (Spanjë / Mançester Junajtid) – 37 pikë
6. Jan Oblak (Slloveni / Atletiko Madrid) – 31 pikë
7. Hugo Loris (Francë / Totenhem) – 29 pikë
8. Kejlor Navas (Kosta Rika / Real Madrid) – 18 pikë
9. Tibo Kurtua (Belgjikë / Çelsi) – 13 pikë
10. Denis Oniango (Uganda / Mamelodi Sandauns) – 5 pikë

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: