NGA: ORNELA MANJANI*

Miratohet lista me personat që kanë ndërtuar pa leje dhe fitojnë të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqet ndërtimore. Me një vendim të veçantë, qeveria ka përcaktuar metra katrorët për parcelat ndërtimore në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Korrigjimi i sipërfaqeve dhe njohja e pronësisë është bërë pas llogaritjes në bazë të ligjit për legalizimin, që i njeh të drejtën mbi truallin personit që ka ndërtuar pa leje deri në tri herë më e shumë se sipërfaqja e ndërtuar.

Janë 76 vendime, të cilat prekin kufijtë për 300 pronarë. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe në listën e miratuar nga qeveria janë përcaktuar sipërfaqet për çdo përfitues, ndërsa ngarkohet ALUZINI për pasqyrimin e tyre në dokumentet përkatëse. Përfituesit do të marrin tapitë për sipërfaqet e përcaktuara në VKM, pavarësisht sipërfaqes që kanë deklaruar në procesin e vetëdeklarimit të ndërtimit pa leje. Përfituesit kanë mbyllur të gjithë detyrimet dhe pritet të marrin tapinë për tokën.

KALIMI I PRONËSISË
Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim.

(Listen e pronareve mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: