Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, ka siguruar rezultatet e testit të grupit të parë të aplikanëtëve për Patrullë të Përgjithshme, në Policinë e Shtetit.

Në dokumentin që “BalkanWeb” sjell më poshtë, janë rezultatet për aplikantët nga Tirana, Durrësit, Fieri dhe Berati. Maksimumi i pikëve të testimit për Patrullën e Përgjithshme është 100, por siç mund ta shihni, asnjë prej aplikantëve nuk ka arritur ta kapë këtë shifër.

Rezultatet e Testit Me Shkrim Gr.I 4 .9.2019 by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd

Madje, rezultati më i lartë është 71 pikë, ndërsa ka edhe nga ata persona që nuk ka siguruar as edhe një pikë të vetme. Testimi me shkrim për Patrullë të Përgjithshme u zhvillua ditën e sotme, ndërsa morën pjesë 2120 aplikantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb