Edy Reja i beson sërish futbollit vendas, këtë herë e zgjeron edhe më shumë hartën, duke afruar elementë të tjera nga Abissnet Superiore. Tekniku italian ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren kundër Katarit më 9 nëntor në Spanjë. Ashtu si ndaj Arabisë Saudite, kjo nuk është një datë e lirë nga FIFA, për këtë arsye Reja ka ftuar të gjithë lojtarët e Abissnet Superiore, vetëm dy lojtarë nuk janë pjesë e futbollit vendas, portieri Arlis Shala, i cili aktivizohet te Drenica në Kosovë dhe Kristaj Abazaj, me sulmuesin i cili aktivizohet me Istanbulspor, për Abazaj ky është një rikthim në Kombëtare.

Lista
Lista

Partizani është ekipi më i përfaqësuar në këtë listë, me 5 lojtarë të ftuar: Andi Hadroj, Eneo Bitri, Arinaldo Rrapaj, Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara. Reja dhe stafi i tij kanë përzgjedhur katër lojtarë nga Tirana, Marsel Ismajlgeci, Ardit Deliu, Sherif Kallaku dhe Redon Xhixha, tre të fundit ishin pjesë e ekipit përfaqësueses edhe në miqësoren kundër Arabisë Saudite. Nga Vllaznia, përveç dyshes Gurishta-Hakaj, një biletë për këtë miqësore siguroi edhe Herland Marku, për herë të parë vesh fanellën kuqezi. Për herë të parë kanë siguruar një ftesë edhe Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai. Miqësorja kundër Katarit, është një tjetër test shumë i rëndësishëm për futbollistët që aktivizohen në kampionatin vendas për të treguar potencialin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: