KOSOVE-Lista Serbe sot mori vendim që të largohet nga Qeveria e Kosovës, por deputetët e saj do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës.

Siç kanë konfirmuar jo zyrtarisht për gazetën “Danas” nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Lista Serbe do të vazhdojë të qëndrojë në Parlamentin e Kosovës.

“Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e bashkësisë serbe në Kosovë”, kanë thënë nga Zyra që udhëhiqet nga Gjurici.

Vendimi i Listës Serbe për largim nga Qeveria e Kosovës pasoi zhvillimet në Mitrovicë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: