Lista serbe është shprehur sërish kundër ushtrisë së Kosovës. Ditën e sotme, teksa në Kuvendin e Kosovës diskutohej Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç tha se shqiptarët dhe serbët nuk kanë nevojë për militarizim e për luftë.

“Të rinjtë e Kosovës nuk po ikin se nuk ka Ushtri por sepse nuk ka perspektivë. Më mirë është që 150 milionë eurot e planifikuara për tri vitet e ardhshme të shkojnë në zhvillim ekonomik se sa në Ushtri. Kjo nuk është në interes as tonin dhe as të qytetarëve të Kosovës dhe për këtë largohemi nga seanca. Krijimi i ushtrisë është dhe kundër rezolutës 1244, Marrëveshjes së Kumanovës dhe ndërkombëtarët kanë theksuar se pa ndryshimet Kushtetuese nuk mund të krijohet”, tha Simiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: