Mediat serbe kanë pasqyruar lajmin në lidhje me heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiç. Sipas B92, më herët ky flamur ishte përdorur në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi.

“Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiç, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës. Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan b92.

Thuhet se Rakiç pati një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë Natalija Apostolova, ndërsa nuk kishte në zyrë simbole të shtetit të Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: