Lista Serbe, të gjitha vendimet e rëndësishme do t’i marrë në konsultim me Qeverinë e Serbisë dhe me shefin e shtetit serb, presidentin Aleksandar Vuçiç.

Kështu ka porositur kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ndërkaq, në lidhje me atë se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, kjo Listë, në një njoftim të mëparsëm për media, nuk ka dashur të flasë.

“Përfaqësuesit politikë serbë, duke iu falënderuar rezultateve të arritura të Listës Serbe, më nuk do të mund të trajtohen si dekor. Raporti ndaj akterëve politikë shqiptarë do të varet nga gatishmëria e tyre në hapa të sinqertë drejt përmirësimit të gjendjes së popullit serb”, është thënë në njoftimin për media, raporton media serbe, “N1”.

Përveç faktit se do të marrë pjesë në seancën konstituive, nuk dihet se për këtë do të japë votën Lista Serbe.

Ndërkaq, analisti serb Dushan Janjiç mendon se Kuvendi i Kosovës do të zgjedhë vetëm kryetarin e tij, ndërkaq për formimin e Qeverisë, mandatar i të cilit, siç thotë ai, nuk do të jetë Ramush Haradinaj, duhet të pritet deri në shtator.

Sipas tij, Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

“Nëse ata, për çdo vendim do të vijnë në Beograd, dhe këtë edhe do ta bëjnë, këtë s’do ta pranojë asnjë parti politike shqiptare. Mendoj se kjo do t’i shtyjë shqiptarët drejt një koalicioni të gjerë”, mendon Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: