Lista Serbe do të marrë vendimin e saj për hyrje në qeverinë e Kosovës pas konsultimeve me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuric, ndërsa nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse do të mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Kështu ka thënë deputeti i Listës Serbe, Igor Simic, pas seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai me këtë rast tha se Lista Serbe do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e pozitës së pakicës serbe në Kosovë.

“Kur është në pyetje kryetari i Kuvendit të Kosovës kemi arritur marrëveshje, por eventualisht për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të kemi konsultime me presidentin Aleksandar Vuçic dhe koordinatorin Marko Gjuric. Pas kësaj marrim vendimin për hyrjen eventuale të Listës Serbe në Qeveri. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, para së gjithash, serbët dhe jo shqiptarët, ne do të vazhdojmë të luftojmë për avancimin e pozitës së tyre në këto hapësira dhe këta hapa politikë flasin për këtë”, ka thënë Simic.

I pyetur nëse do ta votojë Lista Serbe Ramush Haradinajn për kryeministër, Simic ka thënë se për këtë nuk mund të flasë për momentin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb