SERBI- Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve.

Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët, por kjo me shumë gjasa nuk do ndodhë.

Arbresh.info mëson nga burimet e saj se Kuvendi nuk mund të mblidhet pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papranueshme për koalicionin PANA.

Në këtë mënyrë bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me arritjen e marrëveshjes mes partisë AKR dhe koalicionit PAN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: