BEOGRAD- Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Djuriç jane takuar sot në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbska në Kosovë. Pas ketij takimit Vuçiç-Gjuriç dhe lista serbe, është vendosur që kjo e fundit të tërhiqet nga koalicioni i qeverisë së Kosovës. Kështu njofton agjencia “Presheva Jonë”.

Kryeministri Vuçiç tha se “serbët e Kosovës dhe Metohisë sot dhe në të ardhmen, duhet të bashkëveprojnë bashkërisht. Serbët nga Kosova marrin vendime në partneritet me Qeverinë e Republikës së Serbisë dhe Kryeministrit permes takimeve të përbashkëta, që do të mbahet një herë në muaj në Beograd.”

Nga ky takim erdhen në përfundim që në javën e ardhshme do të organizohet seancë e jashtëzakonshme të përbashkët të komunave serbe në Kosovë, e cila do të shqyrtojë të gjitha çështjet aktuale dhe për të diskutuar veprimtaritë e mëtejshme politike të serbëve në Kosovë.

Kryeministri Vuçiç dhe përfaqësuesit e Listës Serbe kanë arritur në përfundimin se Prsithina zyrtare nuk po zabton marrëveshjet e arritura sipas marrëveshjes së koalicionit me përfaqësuesit politikë të qeverise së Kosovës. Prandaj u vendos që përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, për sa kohë që pala shqiptare nuk e respekton marrëveshjen.”, njoftojnë burimet nga qeveria serbe në Beograd.

Në takim u ra dakord po ashtu që “përfaqësuesit politikë të listave serbe vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, marrjen e vendimeve politike dhe hapa konkrete në terren.”

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: